VIDEO/ E tmerrshme, momenti kur majmuni rrëmben të miturën duke e tërhequr zvarrë

 Pamje të tmerrshme vijnë nga fshat i Kinës, ku një majmun sulmon një vajzë 3-vjeçare  e cila ishte duke lozur në rrugë.

Majmini agresiv e ruan dhe më pas kërcen në kurrizin e të miturës duke e tërhequr më pas zvarrë për disa metra.

E vogla ishte duke luajtur me një biçikletë, para se majmuni ta kapë nga koka për ta tërhequr nga rruga që erdhi.

Mësohet se 3-vjeçarja mbeti me një gërvishtje në kokë dhe sigurisht me traumën e rrëmbimit, që nuk do të mund ta harrojë kollaj.

Vendasit thanë se majmuni në fjalë ka kryer edhe disa sulme të tjera ndaj fëmijëve në atë zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *