Analisti: Nëse Rusia merr Donbasin, Kosova në rrezik të sulmohet

Analisti Daniel Serwer, gjatë një interviste ka folur rreth konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ndikimit që Putini ka tek Serbia.

Njohësi i rrethanave të Ballkanit, ka ngritur alarmin për tensione në veri të Kosovës.

Serwer ka deklaruar për Periskopin se në rast se Rusia arrin ta pushtojë qytetin e Donbasit, atëherë Kosova duhet të përgatitet për mundësinë që Serbia të provojë forcat e saj në veri të Mitrovicës.‘’Po, unë besoj. Serbia de fakto është aleate e Rusisë me të cilën ajo ndan aspirate autokratike dhe ambicie pushtuese. Nëse Moska arrin sukses në Donbas, ju mund të prisni që Serbia të provojë forcën e saj ushtarake në veri të Kosovës’’, ka thënë Serwer.

Më tej ka theksuar nevojën e mbështetjes ushtarake nga Amerika për Kosovën në këtë fazë të ndjeshme për Evropën, e rajonin specifikisht.

“Kosova duhet të kërkojë dhe amerikanët duhet të dërgojnë Javenilë dhe armë të tjera mbrojtëse në drejtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kështu që deri në vitin 2027 Kosova të jetë në gjendje ta mbrojë veten pa prezencën e KFOR-it.’’

Kujtojmë që para një jave, u raportuan 4-5 sulme radhazi ndaj zyrtarëve policorë në veri të Mitrovicës, e që nga organet e  sigurisë së Kosovës u konstatua se plumbat me kallash erdhën nga territori i Serbisë. Sulme pati edhe me granata dore e gurë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *