Një sulm me bombë pranë një xhamie në Afganistan ka lënë të paktën 33 persona të vrarë.
Dhjetëra të tjerë janë plagosur, ka thënë një zëdhënës i talebanëve. “Një shpërthim bombë pranë një xhamie në lagjen Imam Sahib të Kunduzit ka vrarë të paktën 33 civilë, duke përfshirë fëmijë,” shkroi zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në Tëitter.
Gjithashtu, njoftoi se 43 persona janë lënduar. “Autorët e këtyre sulmeve janë elementë satanikë dhe po bëhen përpjekje serioze për arrestimin dhe ndëshkimin e tyre,” tha ai.