Aksident në qendër të Tiranës, autobusi i linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’ përplaset me atë të ‘Tiranës së Re’. 4 pasagjerë transportohen në spital

Një aksident me pasojë katër të plagosur ka ndodhur sot në qendër të Tiranës, ku janë përplasur dy autobusë. Mëngjesin e sotëm, autobusi i linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’ është përplasur me autobusin e linjës së ‘Tiranës së Re’, në qendër të Tiranës.

Raportohet se ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’, që ka çuar në përplasjen me atë të ‘Tiranës së Re’, dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë, të cilët udhëtonin në autobusin e linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’.

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar, në lidhje me përplasjen e autobusit në Tiranë.

“Në qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *