Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Bulqizës pasi kanë kundërshtuar me dhunë dy efektivë të policisë rrugore.
Sipas njoftimi të policisë, drejtuesi i mjetit I.L 30-vjeç i cili ishte në gjendje të dehur ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kryenin testin alkolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.
Dy pasagjerët që kanë goditur punonjësit e policisë për të mos shoqëruar shoferin kanë mundur të largohen, por janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
“Kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e Policisë Rrugore, vihet në pranga drejtuesi i mjetit dhe shpallen në kërkim dy pasagjerët.
Shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rugore, pranë mbikalimit në Qytetin e Bulqizës, kanë konstatuar dhe ndaluar një automjet “Benz”, pasi u konstatua se kryente manovra gjatë lëvizjes.
Gjatë procesit të verifikimit, punonjësit e policisë hasën në rezistencën e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve që ndodheshin në këtë mjet, për të mos kryer testin e alkoolit drejtuesi i mjetit. Të tre shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë duke ju shkaktuar dëmtime fizike dy prej punonjësve të policisë.
Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.
Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konketisht shtetasit A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.