Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.
Shtetasit G.D, banues në fshatin Bukovë, gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës një armë zjarri “pushkë”, një armë gjahu “çifte” dhe një sasi municioni luftarak.
Njoftimi i policisë:
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak.
Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Bukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G. D.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat shtetasi G. D. i mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasi G. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bukovë, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Priza.al