23 prillet janë aq shumë të lidhura me Librin sa bëhet e vështirë të pranosh se janë të rastësishëm:
– Në 23 prill lindi dhe vdiq Miguel Servantesi, autori i romanit të famshëm satirik “Don Kishoti i Mançes.
– Në 23 prill lindi dhe vdiq edhe William Shekspir, dramaturgu më i madh i mijvjeçarit.
– Po në 23 prill lindi dhe vdiq poeti spanjoll Garcilaso de la Vega dhe po në 23 prill lindën dhe vdiqën edhe francezi Morris Druon, autori i romanit të njohur “Familjet e Mëdha” dhe rusi Vladimir Nabukov, autori i novelës të famshme “Lolita”.
– Edhe shkrimtarë të tjerë si irlandezi Halldor Laxness, katalanasi Josep Pla, kolumbiani Manuel Mejia Vallejo e kanë të lidhur datën e lindjes apo vdekjes të tyre me 23 prillin.
Kjo është arsya që kjo datë është shpallur nga UNESCO si Dita botërore e Librit.
Edhe sot, në epokën e informacionit virtual dhe rrjeteve të shumta sociale, kënaqësia e leximit të librit mbetet ndër kënaqësitë më të mëdha të njeriut.
Në këtë Ditë të librit, që para së gjithash është “Dita e Shekspirit”, po u sjell për lexim një sonatë të tij kushtuar “syve dhe zemrës” që, më tepër se kushdo tjetër, shprehin botën e brendëshme shpirtërore të Njeriut.
SYTË dhe ZEMRA
Sytë dhe zemra ime janë në luftë të rreptë
Se kush do ta fitojë nurin tënd të rrallë
Sytë ia mohojnë zemrës këtë të drejtë
As zemra syve këtë thesar s’ua fal.
Zemra kërkon të të ketë në gji
Kthinë ku s’depërtojnë sytë e kulluar
Por sytë nuk pranojnë kurrsesi
Që t’u shpëtojë ky thesar i çmuar.
Në një kuvend ahere na u mblodhën
Mendimet këtë punë për ta shoshitur
Se ç’do t’u jepej palëve vendosën
Syve të kulluar dhe zemrës së zhuritur:
Syve t’u falin gjithë bukurinë
Zemrës gjithë dashurinë !
Shqiperuar nga Vedat Kokona