Partia Demokratike vazhdon zgjedhjet e saj në të gjithë vendin për kryetarët e rinj të degëve.
Ky proces i drejtuar nga “Rithemelimi” po vazhdon ditën e sotme në Tiranë dhe në Durrës.
Momentalisht në degën numër 2 në Tiranë është paraqitur edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka hedhur votën e tij.
Dega numër 2 i përket zonës së Poliçanit ku kandidatë janë Behar Xhaferraj dhe Mirala Zylyftari. /Priza.al