Projekti për Lungomaren në Durrës, Rama: Puna nis në vjeshtë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin bregdetar të Durrësit ku ka takuar kryebashkiaken e Durrësit, ku kanë diskutuar për projektin e një Lungomareje në plazhin e qytetit.

“Një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik”, tha Rama.

Sipas Ramës punimet pritet të nisin me të mbaruar sezoni turistik veror i këtij viti.

“Me mbarimin e këtij sezoni të fillojë puna, në vjeshtë. Nuk e di a do e bëjmë të gjithën përnjëherë apo me faza”, tha Rama.

Duke iu referuar Lungomares së Vlorës, Rama bëri dhe një krahasim mes dy projekteve e u shpreh: “që mos thonë durrsakët mbetëm prapa Vlorës”.

“Ta bëjmë e një ndërhyrje në det, një shqiponjë, ta gjejmë një pikë e ta përgatisim një shqiponjë të madhe e ndërtuar nga A-ZH komplet e aty bashkia mund të nxjerrë e përfitime të mëdha. Por kjo vjen në një fazë tjetër”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *