Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka mbledhur ditën e sotme të gjithë drejtuesit e institucioneve parauniversitare në vend.
Kjo mbledhje vjen pak ditë pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj, ku ministrja tanimë e ka shpallur vend vakant.
Ajo i ka kërkuar të gjithë të pranishmëve të aplikojnë për këtë pozicion në ministri.
Gjithashtu gjatë mbledhjes janë dëgjuar edhe problematika të ndryshme nga drejtues të ndryshëm të vendit.
Në fjalën e saj Kushi ka deklaruar se tekstet kanë pasur disa probleme dhe po punohet për rishikimin e tyre, e gjithashtu po punohet edhe për Abetaren e përbashkët me Kosovën.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar intesivisht në disa drejtime. Unë do të ndalem te disa prej tyre që kanë sjellë risi dhe përmirësime. Do ta filloj me rishikimin e teksteve, ju e dini që reforma në kurrikula që ndërmorem në vitin 2014 ka qenë një reformë e rëndësishme për kalimin nga kurikula me objektiva në kurikulën me kompetenca dhe kjo u shoqërua reformimin e të gjitha tekstete shkollore.
Është bërë një punë e jashtëzakonshme, por pavarësisht këtij procesi ka ende gabime në tekste, që nuk zbehin aspak punën e bërë, por ne e dimë shumë mirë që sa e rëndësishme është që tektet të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme sepse është një proces dinamik.
Nisur nga kjo nevojë e përmirësimit të vazhdueshëm të teksteve gjatë muajve të fundit është bërë një punë intensive, për të rishkuar të gjitha tekstet shkollore nga klasa 1 deri në 12. Dhe në tashmë kemi rezultate. Tekstet e rishikuara do të jenë gati në shtator. Në gjithashtu po punojmë edhe për abetaren e përbashkët me Kosovën, dhe këtu dua ta falënderoj grupin punës, sepse po punohet intesivisht që në shtator klasat e para të kenë një abetare të re cilësore, unike dhe të përbashkët”, tha ministrja ndër të tjera.