Mediat e huaja kanë bërë me dije se shtetas finlandezë, ka prokuruar marijuanë në Shqipëri dhe e ka dërguar me postë në Finlandë nëpërmjet Spanjës.
Policia e ka pikasur duke goditur rrjetin finlandez të trafikut të drogës dhe çuar në pranga 4 persona.
Mikko Minkkinen , kryeinspektor detektiv në departamentin e policisë Lindore të Uusimaas, tha se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rreth 700 mijë euro.
Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë.
Si behej trafikimi
Hetuesit thanë se një shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë. Ky i dyshuar u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë, sipas Minkkinen.Pasi droga ishte në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në thasë të mbyllur me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava.
Katër të dyshuarit kryesorë janë të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997.
Pesë persona të tjerë dyshohen për vepra të rënda narkotike në lidhje me rastin.