Policia ka shpallur në kërkim tre persona për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Kavajë. Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Markel Shtylla dhe Dorian Troplini janë tre personat që policia ka shpallur në kërkim pasi kanë plagosur sekretarin e PD-së, Bledi Oshtuni.
Bëhet me dije se Tahiri dhe Shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale dhe kanë dhunuar me grushta sekretarin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtunin. Më pas, Jonuzaj e ka qëlluar atë me armë. Shtylla është drejtor i Policisë Bashkiake në Kavajë, ndërkohë që mbi të tre personat e shpallur në kërkim rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim.
E pranishme dje në Kavajë, ishte dhe Grida Duma e cila publikisht denoncoi me emra autorët dhe tha se gjithçka nisi për motive banale, ‘lëvize makinën, mos e lëviz makinën’.
Okshtuni po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim tre autorët.
Ndricim Jonuzi është vënë në pranga mbrëmjen e 13 marsit në vitin 2014 në qytetin e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2007. Teksa kanë kaluar shtatë vite pas arrestimit të tij, Jonuzi endej i lirë në Kavajë dhe mbi të gjitha i armatosur, duke shkaktuar një tjetër plagosje e duke hapur sërish dyert e burgut.