Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Sipas policisë nëse droga do të hidhej në treg do të arrinte shifrën e 2 milionë eurove. Gjatë një kontrolli rutinë efektivët e provincës së Leço kanë pikasur shqiptarin i cili këkohej për trafik droge.
Ata e kanë ndjekur nga Leço për në Parma derisa e ndaluan në autostradë ku ushtruan kontroll ndaj mjetit të tij dhe zbuluan 11 kilogram kokainë në pjesën e shasisë së makinës. Por kontrolli ndaj shqiptarit nuk përfundoi këtu ata ushtruan kontroll edhe në banesën e 30 vjeçarit në Mariano Comense, në provincën e Comos, ku gjetën edhe tre kilogramë kokainë.
Nëse e gjithë sasia do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 2 milionë eurove. 30 -vjeçari u arrestua dhe u dërgua për në burgun e Parmës.
Itali/ Kapet shqiptari me 2 milionë euro drogë në makinë
Leave a comment