Një 31 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi përndiqte dy të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.
Shtetasi me iniciale E.H., akuzohet për veprën penale ”Përndjekja”.
Njoftimi i Policisë:
TIRANË-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.