Autori i plagosjes me armë në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, ka folur nga arratia. Me anë të një video të shpërndare, Ndriçim Jonuzi shpjegoi se ngjarja e ndodhur nuk ka asnjë lidhje me politikën. Ai tha se u konfliktua me sekretarin e Partisë Demokratike pasi ai i kishte zënë rrugën një nëne me shami dhe pasi Jonuzi i kishte kërkuar llogari, ata u sollën në mënyrë arrogante.
Në një video të shpërndarë prej tij, ai shprehet me tone të forta kundër Lulzim Bashës, i cili i ka mohuar kontributin e tij në favor të PD. Sipas Jonuzit, ai vjen nga një familje e persekutuar, me babain e dënuar me vdekje për bombën në ish ambasadën sovjetike të përkthyer në vite burgu politik.
Teksa ndjehet i fyer për shkak se Lulzim Basha e ka cilësuar socialist, ai i kërkon kreut të PD që të pyesë ish krerët e kësaj partie në Kavajë, që nga Engjëll Cara e deri tek Halit Shamata ish ministër i Brendshëm, për kontributin e tij në këtë parti. Madje duke vënë në dizpozicion të fushatës gati me të gjitha shpenzimet dhe të lokalit që disponon.
Sa për ngjarjen e djeshme për të cilën nuk e ndjen veten aspak krenar, ai shprehet se kishte qënë një nga këta të rinjtë në PD që nuk dinë se çfarë është PD ata që i kanë prerë rrugën një nëne me shami që po shkonte në xhami.
Fjala e Ndriçim Jonuzit:
Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezëeit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë as sot as mot. Lul Basha më ka cilësuar socialistë, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD).
Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.
Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.
Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive.