Nuk e keni ditur deri më tani! Ja se çfarë benefitesh ofron lëngu i shegës tek diabetikët

Lëngu i shegës ofron një sërë vlerash të rëndësishme për organizmin e njeriun, veçanërisht për diabetikët.

Studimet tregojnë se diabetikët të cilët konsumojnë lëng shege përgjatë tre muajsh janë më pak të rrezikuar nga ateroskleroza.

Sakaq, tregojnë se lëngu i shegës ka aftësinë të ngadalësojë përthithjen e kolesterolit të keq nga qelizat e trupit. Ekspertët thonë se diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga ateroskleroza.

Antioksidantët për shëndetin e diabetikëve

Atersokleroza i hap rrugën sëmundjeve koronare, ishemisë, atakut në zemër po edhe problemeve me qarkullimin e gjakut. Por këto probleme mund t’i parandaloni duke marrë sa më shumë antioksidantë prej frutave dhe perimeve.

Antioksidantët gjenden me shumicë tek shega, si dhe janë të rëndësishëm në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ndryshe nga frutat e tjera, sheqernat natyralë tek shega janë të lidhur me antioksidantë unikë, gjë që pengon rolin e tyre tek shfaqja e aterosklerozës. Si dhe personat të cilët vuajnë nga diabeti, këshillohen të tregojnë kujdes me ushqimet të cilat përmbajnë sasi sheqernash, qoftë ato natyrale.

Lëngu i Shegës ul rrezikun e diabetit të Tipit 2?

Studimet kanë vërtetuar se lëngu i shegës ul rrezikun e diabetit të tipit 2. Për më tepër, konsumimi i këtij të fundit jo vetëm që ul nivelin e kolesterolit të keq por nuk përkeqëson treguesit e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët. Prandaj, si masë ditore rekomandohet konsumi i lëngut të një kokërr shege mesatare.

Sa gota me lëng shege mund konsumoni çdo ditë?

Nuk nevojitet një dozë standarde ditore e lëngut të shegës. Por mund të konsumoni një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Si dhe duhet të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *