Tërmeti në Bosnjë-Hercegovinë/ Instituti i Gjeoshkencave del me njoftimin e rëndësishëm: Është me dy etapa

Instituti i Gjeoshkencave sqaruar se përse gjatë tërmetit të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë u raportua një magnitudë e lartë dhe më pas u ndryshua në një magnitudë më të vogël.

Kujtojmë se tërmeti në Bosnjë dhe Hercegovinë i cili u ndje edhe në Shqipëri, u raportua me një magnitudë 6.0 dhe më pas u ul në 5.7.

IGJEO bën me dije se kjo është një procedurë normale e punës, po edhe se raportimi bëhet me dy etapa ai paraprak dhe përfundimtar.

Njoftimi i IGJEO:

Duke marrë shkas nga disa raportime në disa portale, sqarojmë se: IGJEO ka detyrë të raportojë me saktësi, por mbi të gjitha, në kohën më të shpejt të mundshme lokalizimin dhe magnitudën e çdo ngjarje sizmik me impakt!

Nga Qendra Kombetare e Monitorimit Sizmik, raportimi i magnitudës kryhet në dy etapa, ai paraprak i shpejtë dhe më pas vlerësimi përfundimtar. Vlerësimi paraprak kryhet nga sistemi i shpejtë dhe mund të ketë ndryshim në vlerë nga vlerësimi final.

Në çdo rast, nuk korrigjohet magnituda, por rivlerësohet nga personeli në detyrë, për të dhënë vlerën finale përfaqësuese! Kjo procedurë është standard ndërkombëtar për fushën e sizmologjisë!

Në lajmërimin e parë në webin e IGJEO, është vendosur termi “paraprake” që nënkupton se ngjarja është duke u rivlerësuar dhe parametrat janë subjekt ndryshimi.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *