Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me negociatat Rusi-Ukrainë.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidencës turke e cituar nga Tass.
Gjatë bisedës që patën, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Tuqrisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues.
Ndërkohë Zelensky tha se gjatë kësaj bisede të rëndësishme ka theksuar nevojën e një korridori humanitar në Mariupol.
“Në prag të bisedës së tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, madje edhe për “trupat e bllokuara”, shkroi presidenti ukrainas Zelensky në Twitter. “Ne diskutuam procesin e negociatave, koordinimin me Turqinë dhe vendet e tjera për garancitë e sigurisë për shtetin tonë. U ngritën gjithashtu çështje që lidhen me aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe sigurinë globale ushqimore, e cila është e kërcënuar për shkak të bllokadës së lundrimit në Detin e Zi”, shtoi Zelensky.