Fifi tregon emrin e banores Big Brother Vip që i ka bërë bllok në rrjetet sociale: Njeri i padëshirueshëm

Këngëtarja Fifi ka treguar se Arjola Demiri e ka bërë bllok në rrjetet sociale. Teksa Monika ishte e ftuar sot në emisionin “Dielli dhe hëna” ka telefonuar Fifin për një rreng, ndërsa në përfundim të telefonatës, Fifi i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit. E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se cilët ishin këta persona të padëshiruar në festë, ajo ka përmendur emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.

Biseda në studio:

Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde

Monika: Kush ishte

Nevina: Po na e the emrin, Monika ka 20 pikë plus në lojë

Fifi: Një njëri që ma ka bo bllok është Arjola kshuqë…

Mesa duket, dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip Albania 1 nuk i kanë sheshuar hatërmbetjet, që pas daljes së Fifit nga spektakli. Ajo e akuzoi Arjolën se nuk e kishte mbështetur, pavarësisht se aktorja qau kur Fifi doli nga shtëpia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *