Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako dhe projektuesit, ka parë nga afër planin në letër.
Sakaq, Rama theksoi se bëhet fjalë për një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik, siç është bërë dhe në Vlorë.
“Një ndërhyrje e madhe për një lungomare në plazh, një projekt madhor me impakt të lartë”, shkruan Rama.
Ndërkohë kryebashkiakja Emirjana Sako ka ndarë edhe idenë se zona nga Ura e Dajlanit deri tek Kavalishenca do të ketë një pedonale 5-6 metra te gjerë.
Mes të tjerave, përpos idesë së kryebashkiakes dhe inxhinjerëve, Rama shpalli ndërtimin e një shqiponje në det.
Duke qenë në transmetim live, Rama nuk ka nguruar të ndryshojë projektin “aty për aty”, duke spostuar një shqiponjë në mes të detit. Nuk e dimë nëse kryeministri ka folur më parë më ekspertët e fushës për benefitet dhe disavantazhet që mund të ketë betonizimi i detit.