Tenderat e qepur “kanosin” arkën e shteti/Nxin raporti i Komisionit Evropian: 202 ankesa për biletat e avionit deri tek materialet elektrike

Mungesa e transparencës dhe tenderave fiktivë, janë disa nga problematikat me kryesore të cilat përballen institucionet publike dhe kompanitë private.

Kjo, pasi fituesit e tenderave janë një formë “përzgjedhje paraprake”, ndaj dhe shihen si problematikë.

Në lidhje me këtë të fundit ka reaguar edhe Komisioni Evropian në raportin e tij të monitorimit, ku thuhet se se 9.2% e tenderave të hapur vitin e kaluar janë ankimuar, dhe 61.2% e tyre janë kundërshtuar për mënyrën e vlerësimit të ofertave, ndërsa 38.8% prej tyre janë ankimuar prej dokumenteve të tenderit. Në total nga 5079 procedura të publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike gjatë vitit 2021, me vlerë totale prej 149,3 miliardë lekë, për 566 prej këtyre procedurave me vlerë prej 13,7 miliardë lekë ose rreth 114 milionë euro janë ankimuar pranë komisionit.

Edhe pse vitin e kaluar janë publikuar 1361 tendera më pak se në vitin 2020, numri i ankesave është rritur me 3.7%. Në total për të gjitha garat e shpallura vjet jo vetëm për tenderat, por edhe për lejet minerare apo ankandet janë bërë 768 ankesa.
Por në faqen zyrtare të komisionit, bëhet me dije se vetëm gjatë tremujorit të fundit të vitit që lamë pas së bashku me tremujorin e parë të vitit 2022 rezultojnë gjithsej 202 ankesa.

Si dhe nuk përcaktohen kompanitë apo institucionet prej ku vijnë këto ankesa, por ngelet shqetësues fakti se janë të shumta në numër shqetësimet të cilat vijnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *