Organizata Botërore të Shëndetësisë njofton se një hepatit me origjinë të panjohur po prek fëmijët në mbarë botë.
Sipas këtij të fundit rezulton se 169 të mitur, nga një muajsh deri në 16 vjeç janë zbuluar në 12 vende të botës. Ku një prej tyre ka humbur jetën ndërsa 17 të tjerë i janë nënshtruar transplantit të mëlçisë.
Sakaq, ende mbeten të paqarta nëse janë shtuar të prekurit me hepatit, apo kemi një rritje të ndërgjegjësimit dhe po zbulohen raste të padiagnostikuara.
Mësohet se Adenovirusi është një prej hipotezave, për të cilin autoritetet shëndetësore po hetojnë.
Në Britaninë e Madhe dhe Holandë vihet re qarkullim i ndjeshëm i tij. Testet kanë zbuluan 74 raste. Në 19 prej tyre u konstatua Covid dhe adenovirus.
Të prekurit ndërkohë raportojnë se shqetësimet kanë qenë në formën e dhimbjeve të barku, diarre dhe të vjella. Shenja që i paraprinë hepatit të rëndë akut dhe rritje të niveleve të enzimave të mëlçisë. Shumica e të sëmurëve nuk kishin temperaturë, pohon OBSH.
Bëhet me dije se viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral nuk janë zbuluan në asnjë nga këto raste.