Shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën

Është shtyrë seanca në gjykatë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca e radhës është parashikuar që të mbahet më 22 prill në orën 13:00, me qëllim njoftimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Procesi gjyqësor për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla do të nisë nga e para, pasi ky i fundit kërkoi disa ditë më parë të revokohet gjykimi i shkurtuar.

Llalla kërkoi zhvillimin normal të procesit, në mënyrë që ai të kishte mundësinë e paraqitjes së provave të reja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *