Votimet për kreun e PD-së në Shkodër, tërhiqet një tjetër kandidat nga gara (Motivi)

Një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kreun e PD-së, dega Shkodër.
Bëhet fjalë për deputetin demokrat Emiliana Çekini.

Lajmi është konfirmuar nga vetë deputeti Çekini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku pohon se për shkaqe shëndetësore dhe angazhime familjare nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të PD-së në Shkodër.

Ndër të tjera, deputeti ka shprehur mirënjohje për votuesit dhe e ka mbyllur shkrimin e tij me thirrjen për pjesëmarrje masive në votim ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Të nderuar miqtë e mi!
Dua të falënderoj të gjithë Anëtarët Demokratë, për propozimin dhe për mbështetjen e tyre, për ti përfaqësuar në drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shkodër.
Me keqardhje , e ndjej detyrim t’ju informoj , që unë nuk do jem kandidat në procesin e votimit për përzgjedhjen e kryetarit të degës , kjo për shkak të angazhimeve të mija familjare, për arsye shëndetësore !
Votimet zhvillohen nesër në hollin e Teatrit Migjeni, nga ora 08⁰⁰-19⁰⁰.
Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në votime dhe të përzgjedhim më të mirin për të na përfaqësuar .
Respekt për secilin nga ju që më keni mbështetur , besoj që së bashku do ecim përpara për të mirën e vendit dhe të Shqiptarëve !

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *