Aktori i humorit, Bes Kallaku e ka nisur editorialin e tij me temën më të përfolur gjatë ditëve të fundit, atë për postin e presidentit.
Besi marrë shkak nga fakti se shumë personazhe janë shprehur të hapur për të kandiduar për postin e presidentit, ai e thotë me humor “po mua çfarë më mungon”.
“Duke qenë se jemi në vrullin e vetë-propozimeve, më lejoni që të them se çfarë më mungon dhe mua. Kam 1.2 milion followers-a në Instagram, bëj për të qeshur. Kam bërë shkollën e lartë. Nuk kam ndonjë interes që të merrem me politikë por çfarë ka Sazan Guri më shumë se unë. Çfarë ka Genard Hajdini më shumë që të pretendojë që të jetë president. Gjithë kjo kërkesë për t’u vetëshpallur, sa hap televizorin del një kandidat i ri. Të gjithëve iu duket gjë e thjeshtë posti i presidentit, se do të japësh dekorata. Do të shkosh në takime, do të bësh herë pas here opozitën”, shprehet ai.