SHBA i premton shifrën marramendëse Ukrainës

Takimi në Kiev, solli për rrjedhojë që SHBA-ja të vinte në dukje sërish mbështetjen e saj për Ukrainën ku dhe ka premtuar 700 milionë dollarë, financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, pohojnë zyrtarët.

Sakaq, më shumë se gjysma e parave t’i jepen Ukrainës ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë.

Ndër të tjera, SHBA do t’i shesë Kievit municionin me vlerë 165 milionë dollarë. Njoftimi erdhi menjëherë pas udhëtimit të mbajtur në fshehtësi si shkak i shqetësimeve të sigurisë.

Bëhet me dije se kjo është një ndër vizitat e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, raporton CNN.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *