Një 32 vjeçar është kërcënuar me armë në Laç nga disa persona të cilët lëvizni në drejtim të kundërt me të. Mësohet se 32- vjeçari gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, është ndier i kërcënuar pasi disa persona lëviznin duke qëlluar në ajër.
Sakaq, shtetasi me iniciale S.D., nuk ka marrë dëmtime as automjeti me të cilin po udhëtonte.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjja nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër. Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.
Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre. Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre.