Javët kulturore/ Rama: Do kemi konkurrencë të zjarrtë, do e nisim me Francën

Kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me javën kulturore ndërkombëtare.

Rama, pohoi se do të jetë një traditë e përvitshme për të shpalosur kultura të ndryshme dhe kjo fazë që do të pasurohet me një eksperiencë nga e cila do mësojmë shumë.

“Kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare, që do jenë një traditë e përvitshme për të shpalosur kultura të ndryshme, tradita dhe forma shprehje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi.

Patjetër që si viti i parë i këtij program të ri, është një fazë që do të pasurohet në vitet e ardhshme, një eksperiencë nga e cila do mësojmë shumë.

Dua të theksoj se sa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në organizimin e javëve të tyre kulturore por kjo gjë e përbashkët i bën shumë më të aksesueshme këto vende, jo vetëm aktivitete artistike por dhe fusha të ndryshme.

Aktivitete në rrugë ose drejtpërdrejtë në kulturën e vendeve të tjera, është program ku të gjitha moshat dhe kategoritë gjejnë arsye për t’i aktivizuar nga moshat e reja e deri te gjyshërit.

Palët e angazhuara në vende të tjera kanë nevojë të shohin programin pastaj vetvetiu disa grimca konkurrencë do të kthehen në konkurrencë të zjarrtë deri më tani. Do të nisim me Francën”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *