Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat, në lidhje me javët kulturore që pritet të nisin prej mbrëmjes së sotme.
Sakaq, i pyetur në lidhje me emrin e kandidatit pretendente për të rrëmbyer presidencën, Rama mohoi që Vali Bizhga të jetë shefja e kabinetit.
Pyetje: Ju i dhatë Opozitës një javë kohë për të nisur procedurat parlamentare për Presidentin, ju si PS deri kur do ta prisni atë pjesë të PD-së që keni deklaruar se do të negocioni?
“Keni deklaruar se nuk do të ketë kandidatë nga tuajët, e keni fjalën për deputetët apo dhe për kabinetin tuaj. E them këtë sepse ka dalë emri i shefes së kabinetit tuaj, Vali Bizhga.
Nëse do të bënim një javë kulture për thashetheme, Shqipërisë do të mbante vendin e parë. Ky procesi i Presidentit stimulon vorbullën e thashethemeve. Shumë emra përzihen, madje pa dëshirën e personave fare, siç është rasti në fjalë. Përgjigjja ime është negative”, tha ai.