Mariupoli/ Rusia do të diskutojë për qytetin e rrethuar në bisedimet me OKB-në

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të mbërrojë në Moskë për bisedimet e tij të para ballë për ballë me Vladimir Putin që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit.

Rusia tani ka detajuar se çfarë pret të diskutojë me Guterres, duke përfshirë situatën rreth qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Kuptohet se dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar në qytet, me qindra në fabrikën e çelikut Azovstal, ku mbeten trupat ukrainase.

Agjencia e lajmeve RIA citoi ministrinë e jashtme ruse duke konfirmuar se Moska do të diskutojë çështjet që lidhen me qytetin port jugor.

Pas takimit me Putin në Moskë, Guterres do të udhëtojë në Ukrainë për bisedime me Volodymyr Zelenskyy./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *