Situata kriminale në vend, Lala: Kur ka konflikt politik, krimi i organizuar e ka me të lehtë të operojë

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Pikat mbi i” ka komentuar mbi situatën krimanel në vend.

Lala u shprehse kur ka konflikt politik në vend, krimi i organizuar e ka më të lehtë të operojë.

Pjesë nga biseda në studio:

A ekziston një klimë e favorshme për organizata kriminale?

Gazetarja Lala: Përpjekjet e eksponentëve nuk ndalen asnjëherë. Problemi është se kur ka konflikt politik krimi e ka më të lehtë të operojnë.

Sa herë ka debat politik, fushata zgjedhore, krimi përfiton nga këto situata…por përpjekjet e krimit të organizuar vazhdojnë se trafiku i drogës vazhdon pavarësisht përpjekjeve që bën policia.

Pesë personat e përfshirë në listën e shumë të kërkuarve nga Policia e Shtetit, kjo sepse policia ka ndjekur një tjetër procedurë, kjo ka të bëjë me publicitetin që kanë pasur ngjarjet ku janë përfshirë. Kujtoj Laert Haxhiun, ka ndjekur të njëjtën strategji për të eliminuar kundërshtarët, mendohet që mbështetet edhe nga grupe të tjera kriminale… Talo Çela ishte njeri krejtësisht i panjohur dhe u bëri bujë në grabitjen e  Rinasit dhe sot nuk është mësuar se ku përfunduan paratë, dhe kemi pasur edhe shumë të vrarë,. Është njeri që ka qëlluar vetë ndaj kundërshtarëve të tij. pra të gjithë këta personazhe të renditura në listë janë njerëz që e shkrepin vetë këmbëzën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *