Zgjedhjet për krerët e degëve, ankohen kandidatët, “Rithemelimi”: Po shqyrtohet çdo ankesë

Partia Demokratike e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej ditësh ka nisur zgjedhjet në vend për krerët e rinj të degëve.

Së fundmi procesi ka hasur probleme në disa qytete, ku kandidadët kanë shfaqur ankesat e tyre.

Komisioni i Rithemelimit ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi për mediat, siguron kandidatët se ankesat e tyre po shqyrtohen me seriozitet absolut.

Njoftim për mediat:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike. Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar.

Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor.

Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjeherë nga një parti politike në Shqipëri. Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *