Një pako e dyshimtë është gjetur pak momente më parë në qytetin e Vlorës.
Pakoja ndodhet në mes të rrugës në një zonë pranë plazhit të vjetetër.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë marra masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.