Pak momente më parë një qytetari Joan Muçllari shkoi i plagosur të merrte ndihmë në spitalin e Pogradecit, duke u shprehur se e kanë plagosur dy persona.
Policia menjëherë i indentifikoi autorët Firdeus Berberi dhe Gresi Maxhari dhe nisi aksionin për kapjen e tyre.
“Blutë” me dije se i plagosur është goditur me armë zjarri tip “pistoletë” pas një konflikti të çastit.
I plagosuri po merr mjekimin e duhur, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Joan Muçllari është djali i pronarit të hotel “Voloreka”, të cilit iu bë një atentat në 2020, në pikun e sezonit turistik.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.