DETAJE/ Shkoi i plagosur në spitalin e Pogradecit, dy vite me parë i shpëtoi atentatit: Autorët, shkaku dhe me çfarë u qëllua

Pak momente më parë një qytetari Joan Muçllari shkoi i plagosur të merrte ndihmë në spitalin e Pogradecit, duke u shprehur se e kanë plagosur dy persona.

Policia menjëherë i indentifikoi autorët Firdeus Berberi dhe  Gresi Maxhari dhe nisi aksionin për kapjen e tyre.

“Blutë” me dije se i plagosur është goditur me armë zjarri tip “pistoletë” pas një konflikti të çastit.

I plagosuri po merr mjekimin e duhur, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Joan Muçllari është djali i pronarit të hotel “Voloreka”, të cilit iu bë një atentat në 2020, në pikun e sezonit turistik.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *