Eshtrat në Fushë Kuqe/ Ekspertiza nxjerr detajet: Viktima u keqtrajtua me mjete të forta

Ekspertiza ka nxjerr një pjesë të së vërtetës në lidhje me eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe në fillim të muajit prill.

Prej analizave të mostrave ka rezultuar se eshtrat i përkasin një personi që është keqtrajtuar para vrasjes. Ekspertët jashtë vendit sqarojnë se kanë evidentuar dëmtime të shkaktuara me sende të forta.

Por sqarohet se  ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit të cilit u përkasin eshtrat.

Kujt i përkasin eshtrat?

Deri më tani nuk është dalë në një vendim përfundimtar se kujt mund ti’i përkasin eshtrat.  Me shpresën e identifikimit të personit që i përkasin eshtrat e gjetura brenda shkurreve në zonën e Fushë-Kuqes, prokuroria e Kurbinit, vendosi të marr një kampion ADN-je nga një grua në Laç. Ajo është nëna e 16-vjeçarit të zhdukur prej 7 vitesh, Mariglen Gjonaj, e cila mësohet se ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Tiranës, ku dhe i është marr një profil ADN-je. Analiza ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ekspertët biologë, por burime nga prokuroria besojnë shumë se ballafaqimi i ADN-së mund të sjellë në identifikimin e të riut të zhdukur. Edhe nëse do ishte një përgjigje pozitive ku do konfirmoheshin profile të njëjta, Prokurorisë do ti duhet shumë punë për të zbardhur autorët e krimit të rëndë. Zhdukja e adoleshentit 16-vjeçar, Mariglen Gjonaj, është hetuar fillimisht nga prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo e fundit kreu veprime për akuzën e rrëmbimit të personit, por pas shpërbërjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme sërisht në Kurbin. Hetimet u pezulluan derisa pak kohë më parë në zonën e Fushë-Kuqes, është gjendur një skelet njeriu, që ende dhe sot nuk dihet se kujt i përket. Tashmë është prokuroria e Laçit ajo që do hedhë dritë mbi këtë situatë, pasi prej 7 vitesh nuk dihet asgjë rreth fatit të 16-vjeçarit. Adoleshenti u zhduk në rrethana të mistershme teksa ishte në një ekskursion me shokët e tij, të klasës. Ditën e zhdukjes ai kishte me vete një orë Rolex dhe një varëse floriri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *