Depozitohen në SPAK rreth 20 denoncime për krime zgjedhore

Në këtë prag zgjedhjesh, në SPAK kanë mbërritur rreth 20 kallëzime për krime zgjedhore. Burime nga prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se kallëzimet janë bërë nga subjektet politike, si dhe nga presidenca.

Sipas informacioneve mësohet se institucioni i akuzës ka regjistruar procedim penal për disa nga këto kallëzime dhe të nisë hetime për krim zgjedhor.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çështjet që ka regjistruar dhe do hetojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *