Si e harxhojnë kohën (kot) shenjat e horoskopit

E keni parasysh atë momentin kur mes shumë punëve që kemi për të bërë, na kap një dëshirë për të bërë gjëra që nuk kanë lidhje fare me punën. Diçka e parëndësishme na tërheq si me magnet. Ja si e harxhojnë kohën shenjat e horoskopit:

Dashi: Futet nëpër rrjete sociale, sheh kot se ç’bën njerëzia. Në raste të tjera, kur ka nerva, përfshihet në ndonjë debat (agresivisht).

Demi: Demi merret me pastrimin në përgjithësi ose planifikon një drekë a darkë të shijshme me familjarët, miqtë, ose edhe vetëm, sepse nuk është se e ka problem të hajë vetëm.

Binjakët: Mesazhe, tekste, mesazhe zanore me kolegët e punës, me familjarët, me miqtë ose me këdo tjetër në këtë planet. Arsyeja? Thashetheme.

Gaforrja: Gaforret merret me ndonjë çështje pune që u ka ngelur pa mbyllur, po hallakaten sa andej-këtej dhe ndonjëherë i bëjnë gjërat lëmsh.

Luani: Sigurisht që dalin për blerje.

Virgjëresha: Merren me planifikime, axhenda, lista. Çdo gjë e planifikuar. E frikshme.

Peshorja: Fjalë për fjalë, rri kot. Bën ndonjë selfie kur e ka me qejf ose shkon për kafe.

Akrepi: Kontrollon me imtësi rrjetet sociale të ish-të dashurit/ës ose sheh me orë të tëra gjëra për njerëz që s’do t’u hyjnë kurrë në punë, për shembull ndodhitë e Kardashian-Jenner.

Shigjetari: Lexon ose fle.

Bricjapi: Nuk ndodh. Nuk e harxhon kurrë kohën kot.

Ujori: Shkon në palestër. Ushtrime në shtëpi. Por në raste të tjera, dalin shëtitje në natyrë.

Peshqit: Mendojnë. Shumë gjëra. Vetëm mendojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *