Audio-përgjimi i Artan Lames/ Meta: Tronditës, pres nga drejtësia të nisë menjëherë hetimet (VIDEO)

Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me publikimin e përgjimeve nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame i cili dëgjohet të thotë se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, ndërsa për mbi 100 mijë të tjera situata duhet mbajtur varur.

Meta e ka cilësuar këtë audio-përgjim si tronditës dhe sipas presidentit kjo provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

Reagimi i Ilir Metës:

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për ‘Rilindjen’ shqiptarët janë ‘mish për top’, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe ‘taksidarëve’ të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!’, shkruan presidenti Ilir Meta në reagimin e tij në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *