VIDEO/ Mes lotësh Beatrix reagon për situatën pas “BBV”: Nuk do të hesht më

Këngëtarja e njohur dhe një nga konkurentet më të komentuat të Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj, ka publikuar ditën e sotme një video në “Instagram”, ku ka komentuar situatën psikologjikë që ajo gjendet që pas daljes nga BBV.

Ajo mes lotësh shprehet se gjatë muajve të fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe se këtë gjë po e përjeton me një siklet shumë të madh.

Ajo i bëri thirrjë të gjithëve që të ndalonin bullizimin dhe tha se kushdo që do të mundohet të prishëi imazhin e saj do të përballet me ligjin.

Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online. Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi,” thotë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *