Konflikti i disa viteve më parë mes familjes Berberi dhe asaj Muçllari, për pak sa nuk shkaktoi viktimën e parë ditën e sotme, pasi Joan Muçllari u plagos me armë zjarri dhe me thikë në Pogradec.
22-vjeçari është qëlluar me thikë në kokë dhe me armë në këmbë nga Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari.
Firdeusi është djali i Ilir Berberit, i cili aktulalisht ndodhet në burg pasi dy vite më parë goditi me bresëri automatiku hotelin e Jetmir Muçllarit, ku tentoi ti vriste djalin, por nuk ia doli.
Joan Muçllari pasi ka shkuar fillimisht vetë në spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë, është nisur drejt Tiranës.
Ndërkohë që dy autorët e indentifikuar janë shpallur në kërkim nga policia./Priza.al