Firdeus Berberi, djali i të fortit të Pogradecit Ilir Berberi, bashkë me shokun e tij Gleis Maxhari plagosën ditën e sotme Joen Muçllarin, djalin e Jetmir Muçllarit, pronar i hotelit “Voloreka”.
Djali i Ilir Berberit tentoi të hakmerrej për babain e tij i cili është në burg pasi qëlloi me breshëri automatiku në hotelin e biznesmenit Muçllari.
Bashkë me shokun e tij ata goditën në kokë me thikë Joenin dhe më pas e plagosën me armë zjarri në këmbë.
Firduesi, lidhjen e ngushtë me babain e tij e tregon edhe në profilin e tij në “facebook”, edhe pse ka vetëm 4 postime që nga 2017, në një prej tyre është babai i tij, shumë vite më parë.
“Family… Ilir Berberi”, shkruan 21-vjeçari shoqëruar me dy foto të babait të tij bashkë me një fëmijë tjetër të familjes./Priza.al