Në 26 Prill të çdo viti Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera të botës, feston Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, si e një mënyrë për të promovuar rëndësinë e saj në inkurajimin e shpikjeve dhe krijimtarisë së mendjes njerëzore.
Kjo datë është caktuar në vitin 2000, ku shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ËIPO) caktuan 26 prillin, si Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, me qëllim rritjen e të kuptuarit të përgjithshëm të pronësisë intelektuale.
Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale ofron një mundësi unike çdo vit për t’u bashkuar me të tjerët rreth globit për të marrë në konsideratë se si pronësia intelektuale kontribuon në nxitjen e inovacionit dhe është një shtyllë shumë e fortë e ekonomisë së një vendi.
Sakaq, misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet kjo nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual.