Buffon-it i kalon topi poshtë këmbëve dhe pëson golin më qesharak (Video)

Një gabim trashanik nga ana e portierit Gianluigi Buffon tek ndeshja Perugia-Parma.
Në minutën e 7-të të ndeshjes që po luhej në stadiumin “Renato Curi”, ish-portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane, kapiteni i verdhebluve, ka tentuar të zbuste topin që po drejtohej drejt tij nga një pasim i Oosterëolde.

Këtu bëri gafën e madhe, pasi topi i kaloi poshtë këmbëve, duke dalë huq në mënyrën më qesharake. Buffon u përpoq të kompesonte golin e tij, por ishte shumë vonë, sepse Olivieri i Perugia përfitoi nga ky rast për të shënuar golin e rezultatit 2-0 me portën bosh.
Perugia nënshkroi kështu dyfishimin e rezultatit, pasi goli i parë erdhi në minutën e 5-të përmes një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Burrai, ku ish-portieri i Juventusit u hodh në planzhon, por pa e arritur dot topin.

Me këtë rast, Gianluigi Buffon mbeti i shtangur në fytyrë, pas një gafe që po konsiderohet më e keqja në karrierën e tij të gjatë. Një sinjal se 44 vitet mbi supe nuk janë një shaka për të, edhe pse mbron portën e Parmës në Serie B.

Kujtojmë se skuadra e tij, Parma është mbërthyer në mes të tabelës së renditjes dhe e ka humbur çdo mundësi ngjitjejej në Serie A përmes këtij sezoni. Perugia nga ana tjetër ende mund të hyjë në “play-off”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *