Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.
Shtetasit Rafet Ferizi, Maskut Josufi, Lavdim Xhafa akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
U kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.
Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volksëagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.