Familja mbretërore u bashkua të shtunën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Philip. Funerali u transmetua live në televizion, ku u panë anëtarët e familjes mbretërore të pranishëm, mes tyre edhe Princi Ëilliam dhe Princi Harry. Vëllezërit lanë mënjanë mosmarrëveshjet për të nderuar gjyshin e tyre të ndjerë, Dukën e Edinburgut.
Harry, William dhe Kate Middleton u panë duke u larguar së bashku nga Kisha e St George në Kështjellën Windsor pasi mbaroi funerali.
“Kishte makina që prisnin të transportonin familjarët mbretërorë përsëri në kështjellë, por ata zgjodhën të ecnin si familje,” shkroi në Twitter komentatorja mbretërore Victoria Arbiter. “Duke qenë të ndarë, ata tani janë në gjendje të bashkohen që do të jetë një ngushëllim për Mbretëreshën.”
Harry dhe William po bisedonin ndërsa largoheshin, duke dhënë shpresë se një pajtim i mundshëm ndodhi. Gazetari i ITV Tom Bradby, i cili është shok me vëllezërit, tha:
“Shpesh thuhet se funeralet janë momente pajtimi dhe kjo është një pamje që, për të qenë i sinqertë, shumë njerëz vërtet donin ta shihnin.
Mund te themi se marrëdhënia mes Harry-t dhe William-it është në rrugën e duhur.