Një 58 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet për dhunë në familje.
Mësohet se shtetasi me iniciale B.B., ka ushtruar ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait), shtetases me iniciale K. B.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait), shtetases K. B.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit B. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.