FBI” shqiptare “shtrydh” Nuredin Dumanin, kush e porositi eliminimin e dhëndrit të Qazim Sejdinit?

Oficerët e  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se kanë marrë në pyetje Nuredin Dumanin, të shumë kërkuarin e drejtësisë i cili u arrestua pas një përplasje me armë në Papër të Elbasanit.

Mësohet se Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e BKH, apo siç njihet ndryshe FBI shqiptare, për një ngjarje që daton rreth dy vite më parë në Elbasan. Raportohet se Nuredin Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në Elbasan, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin.

Sakaq vrasja në fjalë ishte porositur të ndodhte rreth dy vite më parë, dhe  Nuredin Dumani për të realizuar misionin e marrë për sipër, ishte vendosur dy muaj në një zonë të Elbasanit, ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar.

Sokol Sanxhaktari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Po 18 vite burg është dhënë edhe për shokun e tij, Adriano Hajdari. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht./abcnews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *