Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të martë në Durrës pranë Gjykatës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person rreth të 40-tave.
Mësohet se Altin Sulku është personi i plagosur, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aryse e konfliktit ka qenë zhurma e punimeve në pallat.
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim autorin Augert Zera.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta,është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.