Kërcënojnë se do vetëflijohen/ Ngujohen 3 gra në dyqan, me vete edhe një bombul gazi

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku tre gra janë ngujuar brenda një dyqani në lagjen Centrale, pranë një karburanti.

Bëhet me dije se gratë kanë me vete edhe bombul gazi në dyqan, ku dhe kërcënojnë për vetëflijim.

Mësohet se prej më shumë se 10 vitesh zonat janë në konflikt me pronarin e pallatit, i cili i ka zvarritur.

Gratë thonë se sipas kontratës duhet të merrnin banesë, ndërkohë që pronari i pallatit i ka hedhur në rrugë.

Ndonëse kanë fituar proceset gjyqësore qoftë në shkallën e parë dhe qoftë në apel, ato ende dhe sot në momentin që flasim prona nuk i është dhënë.

“Kemi që në 2012 që presim të marrim apartamentin dhe nuk e kemi marrë, nuk kemi marrë asnjë zgjidhje deri sot. U jemi drejtuar të gjitha institucioneve, njëri prej nesh i ka fituar gjyqet në tre shkallët, dhe tjetrës jo”, shprehet një prej banoreve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *